Nis ndërtimi i rrugës së Arbërit, së shpejti pritet hapja e tenderit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:56 12-04-2017 Nis ndërtimi i rrugës së Arbërit, së shpejti pritet hapja e tenderit

Pas një peridhe të gjatë që është pezulluar, ndërtimit i rrugës së Arbrit do të fillojë këtë vit, lajmin e bën të ditur qeveria aktuale pas vendimit që ka marrë. Së shpejti pritet të hapet tenderi për këtë vepër publike, por sot qeveria i dha 10 pikë bonus kompanisë shqiptare “Gjoka Construcion” e cila është vetofruar për të ndërtuar këtë rrugë.

Sipas ofertës së kompnisë Gjoka, rruga do të kushtojë 33. 6 miliard leke dhe ndërtimi do të zgjasë 46 muaj. Por pjesë e finacimit të kësaj rruge do të jetë edhe buxheti i shtetit me afro 60 milion euro, ndërsa pjesa tjetrër do të jetë investim i kompanisë. Por kjo rrugë duket se do të jetë pjesë e projektit që ka shpallur qeveria “One Billion Project” , që do të thotë qeveria do të shlyejë kompaninë për detyrimet që rrjedhin me këste, të shtrirë në vite. Në këtë mënyrë, qeveria i ka hapur rrugën nisjes së procedurave për të konkretizuar një projekt të shumë premtuar nga qeveritë në vite.

Konfirmimin e këtij lajmi të mirë për të gjithë kyeministri e ka bërë edhe nëpërmjet profilit të tij social facebook ku shkruan, “Projekti i parë i programit kombëtar për rindërtimin hyri sot në fazën finale. Pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës dhe do t’i japë hov zhvillimit ekonomik, social e turistik të një zone të tërë bukurish e burimesh të jashtëzakonshme natyrore, që për çerekshekulli u la në rrënimin e harresës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Historia e familjeve nga Struga, si humbën jetën dy të sëmurë me kancer nga kurat e “mjekut popullor”
Publikohet VIDEO: Ja se si Jurgen Kurti me vjehrrin e tij masakruan shitësin në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.011450052261353
array(1) { ["section"]=> string(73) "nis-ndertimi-i-rruges-se-arberit-se-shpejti-pritet-hapja-e-tenderit-74978" }