Shqipëria nis fluturimet me linjë direkte me një tjetër shtet.
Bëhet fjalë për Izraelin, një lajm tashmë i konfirmuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Ministri sapo ka firmosur këtë marrëveshje për linjën direkte Tiranë -Tel Aviv, që sipas tij nis zbatim që nga muaji prill i këtij viti.
“Në Tel Aviv. Me homologun Yariv Levin, në një takim frytdhënës ku theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri- Izrael
Së bashku mbyllëm marrëveshjen për linjën direkte Tiranë-Tel Aviv, që fillon fluturimet në Prill 2018 dhe që do të jetë një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në të dyja vendet”, shkruan ministri në rrjetet sociale.