Nis nënshkrimi i marrëveshjes me ministrat e Ramës, por ç’ka Taulant Balla që rrudh buzët? (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:46 26-09-2017 Nis nënshkrimi i marrëveshjes me ministrat e Ramës, por ç’ka Taulant Balla që rrudh buzët? (FOTO)

Ka nisur nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes tre strukturave kryesore në PS, këshillit të ministrave, grupit parlamentar dhe deputetëve.

Pas sqarimit nga ana e kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla se çfarë parashikon kjo marrëveshje bashkëpunimi, ka nisur nënshkrimi mes tij, kreut të kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrave.

I pari firmosi ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Pas tij u thirr Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes. Gjatë kësaj kohe, Balla është kapur nga kamerat teksa rrudhte buzët gjatë procesit të nënshkrimit, ndërsa vështronte herë pas herë drejt bashkëpunëtorëve që asistonin në këtë proces të nënshkrimit të marrëveshjes së rëndësishme për 4 vitet e ardhshme.

Nuk dihet me saktësi se pse ka ardhur ky reagim nga ana e Taulant Ballës, ndërsa Rama i ndiqte nga afër pranë tryezës ku firmosnin anëtarët e marrëveshjes.

Më herët Rama sqaroi se ç’parashikon kjo marrëveshje bashkëpunimi.

“Kjo marrëveshje synon që të çojë në nivel të ri bashkëpunimin mes kryepalëve që janë pjesë të së njëjtës skuadër për të rritur cilësinë e punës së përbashkët të këtyre pjesëve të skuadrës në funksion të përmbushtjes së detyrimeve të kontratës së PS për 2017-2021. Parashikon trajtimin në kohë të ankesave në cdo kohë, përbën pikë referimi për PS dhe qeverinë, sekretariatin e PS dhe nivelet drejtuese në funksion të jetësimit të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm. Mendoj se kjo është një punë cilësore nga ana e kreut të grupit, për hartimin e këtij dokumenti”, tha Rama. 

 

ball.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069539546966553
array(1) { ["section"]=> string(99) "nis-nenshkrimi-i-marreveshjes-me-ministrat-e-rames-por-c-ka-taulant-balla-qe-rrudh-buzet-foto-93684" }