Nis ‘Operacioni Kutia’, fëmijët e Tiranës dhurata për moshatarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:53 14-12-2019 Nis ‘Operacioni Kutia’, fëmijët e Tiranës dhurata për moshatarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti (VIDEO)

Dhuratat për Festat e fundvitit nuk do të mungojnë as për fëmijët e prekur nga tërmeti në zonat Durrës, Thumanë dhe Krujë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lançuar nismën më të re ‘Operacioni Kutia’, që synon t’i vijë në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit sikurse gjithë fëmijët e tjerë.

Veliaj fton të gjithë të vegjlit e kryeqytetit që të përgatisin një pako me lodra dhe një urim për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve të tyre.

‘Një maaal me dhurata! A je gati per #OperacioniKutia? Merr një kuti boshe këpucësh, mbushe me gjërat që do doje t’ia dhuroje një shoku/shoqeje, vendosi emrin tënd, moshën, pusullën me urimin e ngrohtë të festave, dhe së bashku do t’ua dërgojmë fëmijëve të prekur nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Laç dhe Krujë’, shkruan Veliaj.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076029300689697
array(1) { ["section"]=> string(112) "nis-operacioni-kutia-femijet-e-tiranes-dhurata-per-moshataret-e-tyre-ne-zonat-e-prekura-nga-termeti-video-189393" }