Nis pas 17 vitesh rikonstruksioni i “Shkollës së Kuqe”, Veliaj: Ecim shpejt me ndërtimin e shkollës ‘Hoxha Tahsin’”

Publikuar tek: aktualitet, më 11:51 09-03-2017 Nis pas 17 vitesh rikonstruksioni i “Shkollës së Kuqe”, Veliaj: Ecim shpejt me ndërtimin e shkollës ‘Hoxha Tahsin’”

Pas 17 vitesh, Bashkia e Tiranës nis rikonstruksionin e “Shkollës së Kuqe”, për të krijuar kushte më të mira mësimi për një mijë nxënësit që e frekuentojnë atë.

Nisja e punimeve u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i PS, Ervin Bushati. Kryebashkiaku tha se krahas përmirësimit të infrastrukturës së qytetit, një kujdes i veçantë po i kushtohet arsimimit dhe jetës kulturore të kryeqytetit.

“Por, nuk mjafton vetëm infrastruktura. Na duhet të investojmë fort edhe në kulturë, në qytetarët e rinj të Tiranës. Këtu kemi 1 mijë nxënës të shkëlqyer, është një ndër shkollat më të mira në Tiranë, nga ku dalin shumë nxënës ekselencë, ndaj mezi pres që ta mbarojmë investimin që po bëjmë këtu me palestrat, nyjet sanitare, tualetet, e të kemi një ambient shumë herë më komod, duke qenë se shkolla po akomodon dy grupe nxënësish, edhe nxënësit e shkollës “Hoxha Tahsin”, të cilën po e rindërtojmë nga e para”, tha ai.

Veliaj u shpreh se e gjithë zona e Pazarit të Ri, e cila prek Njësinë Nr. 8 dhe Nr. 2, është kthyer në një kantier ndërtimi dhe pritet të hapet në Ditën e Verës. “Aktualisht po punojmë në Pazarin e Ri, i cili është zemra ekonomike e Tiranës dhe e traditës, por edhe një vlerë e shtuar për të gjitha investimet dhe pronat aty. Jemi në sprint, që ky vit të na gjejë me një “Shkollë të Kuqe” të rikonstruktuar dhe me shkollën “Hoxha Tahsin” krejt të re, ndërsa në mes të marsit do të hapim Pazarin e Ri, që është pulsi ekonomik i qytetit”, tha kryebashkiaku.

Veliaj vlerësoi vendimin e marrë pak kohë më parë nga Bashkia e Tiranës për të zhbllokuar zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë nr. 8, që pritet të rrisë edhe më tej ekonominë e qytetarëve. “Më vjen mirë që edhe me vendimet politike që kemi marrë për njësinë nr. 8, për të hequr statuset bllokuese, që njerëzit ta zhvillonin zonën, të rindërtonin shtëpitë e tyre, që të përfitonin nga bumi ekonomik që po përfiton gjithë Tirana, besoj janë të drejta”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Deputeti i PS, Ervin Bushati, falenderoi Bashkinë e Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë nr. 8, si dhe për zhvillimet pozitive që po ndodhin në kryeqytet.

Projekti i rikonstruksionit parashikon ndërhyrje te nyjet sanitare si, hidroizolimi, shtresa dhe veshja me pllakë dhe pajisjet hidrosanitare, ribërja e shtresave hidroizoluese dhe termoizoluese në tarracë, shtrimi i pllakave, riparimi i dyerve dhe i dritareve, si dhe sistemi i ri elektrik. Gjithashtu, po kryhet edhe rilyerja e fasadës dhe e ambienteve të brendshme, si dhe sistemimi e gjelbërimi i mjedisit të jashtëm të shkollës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata jep masën sigurisë për Genis Mëhillajn, bashkëpunëtorin e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj
NGJARJE E RËNDË: Burri godet me thikë të shoqen, gruaja përfundon në spital »
Article Logic
Execution time: 0.011713027954102
array(1) { ["section"]=> string(114) "nis-pas-17-vitesh-rikonstruksioni-i-shkolles-se-kuqe-veliaj-ecim-shpejt-me-ndertimin-e-shkolles-hoxha-tahsin-71306" }