Nis procesi gjyqësor ndaj motrës dhe kunatit të mbretit të Spanjës, hera e parë në historinë e vendit

Publikuar tek: bota, më 14:25 11-01-2016 Nis procesi gjyqësor ndaj motrës dhe kunatit të mbretit të Spanjës, hera e parë në historinë e vendit

Cristina e Spanjës, motra e mbretit ka dalë sot në bankën e të akuzuarve dhe është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore spanjolle del para drejtësisë për një aferë korrupsioni, një proces ku ajo ende vazhdon të shpresojë të shpëtojë.

Në gjykatën e Palma de Majorque në Ishujt Balearic, Cristina e Burbonëve dhe bashkshorti i saj zunë vend në një sallë të dominuar nga protreti i vëllait më të vogël, Filipi VI, kryetari i shtetit që prej dorëheqjes së mbretit Juan Carlos në vitin 2014, transmeton Ata.

Në krahë të 17 të akuzuarve të tjerë, vajza e dytë e Juan Carlos-it dhe Sofias, dyshohet se ka fshehur nga tatimet të ardhura që kishte siguruar nga vjedhja e gjashtë milionë eurove fonde publike për të cilat akuzohet bashkshorti i saj, Iñaki Urdangarin dhe një ish-kompani e tija.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është aktorja meksikane e mrekulluar nga El Chapo, që çoi në arrestimin e tij
Policia e detyron të hajë 48 banane për t'i marrë bizhuteritë e vjedhura »
Article Logic
Execution time: 0.020879030227661
array(1) { ["section"]=> string(106) "nis-procesi-gjyqesor-ndaj-motres-dhe-kunatit-te-mbretit-te-spanjes-hera-e-pare-ne-historine-e-vendit-29695" }