Nis puna e Reformës Zgjedhore, Gazment BARDHI mbron vijën e PD-së: Bashkëpunojmë, por jo me komision deligjitim

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 23-10-2019 Nis puna e Reformës Zgjedhore, Gazment BARDHI mbron vijën e PD-së: Bashkëpunojmë, por jo me komision deligjitim Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së Gazment Bardhi përsëriti qëndrimin zyrtar të selisë blu se nuk do të marrë pjesë në tryezën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Zyrtari demokrat konfirmon se nuk mund të bashkëpunohet më një ‘’komision ilegjitim’’ duke lënë të kuptohet se kërkohet largimi i Damian Gjiknurit nga ky komision, i cili akuzohet se është përfshirë në skemën e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të Dibrës në 2017 (dosja 184).

‘’Jemi gati të kontribuojmë për reformën në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirsë, në barazi të plotë me palën tjetër. Këto si garanton komisioni delegjitim i Reformës Zgjedhore, pranojë të kontribuojmë, por jo në Komision Deligjitim. PD dhe opozita i mbeten qëndrimit të OSBE-së’’, nënvizon Bardhi.

Ditën e nesërme, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të diskutojë dy pika në rendin e ditës: miratimin e grupeve të punës për Reformën Zgjedhore dhe adresimin e propozimeve të OSBE-ODIHR-it.

Grupet e punës të Komisionit të Reformës Zgjedhore përbëhen nga këta deputetë:

Sistemi zgjedhor
Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino

Myslim Murrizi dhe Nimet Musaj


Financimi i partive politike

Blerina Gjylameti dhe Klotilda Ferhati

Arben Elezi dhe Ralf Gjoni


Emigrantët

Alket Hyseni dhe Adnor Shameti

Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi.


Rendi i ditës së seancës së orës 09:30 është:

1.Konstituimi dhe raportimi i grupeve të punës;

2.Prezantimi i paketës së parë që adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032192945480347
array(1) { ["section"]=> string(115) "nis-puna-e-reformes-zgjedhore-gazment-bardhi-mbron-vijen-e-pd-se-bashkepunojme-por-jo-me-komision-deligjitim-183177" }