Nis puna në ish-bashkitë e djathta, RAMA: Largohet kush nuk do të punojë, punonjësit nuk paguhen më si turistë politikë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 17:01 17-08-2019 Nis puna në ish-bashkitë e djathta, RAMA: Largohet kush nuk do të punojë, punonjësit nuk paguhen më si turistë politikë (E PLOTË) Foto e postuar nga kryeministri Rama

Kryeministri Rama publikoi pamjet e pastrimit të territorit në katër bashkitë e vendit: Mat, Selenicë. Përmet dhe Vaun e Dejës.

Kreu i qeverisë i shoqëroi fotot me komentin se nuk është shkarkuar askush në 4 qytetet, që drejtoheshin deri më tani nga Partia Demokratike, përvecc ish-kryebashkiakëve të mëparshëm, të cilët i quajti ‘koka të pagdhendura politike’’. Ai premtoi se ‘’kushdo që do të punojë, nuk do të largohet nga puna’’.

‘’Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë - Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve.

E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka.’’

eskavator.jpg

mat.jpg

permet.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072050094604492
array(1) { ["section"]=> string(131) "nis-puna-ne-ish-bashkite-e-djathta-rama-largohet-kush-nuk-do-te-punoje-punonjesit-nuk-paguhen-me-si-turiste-politike-e-plote-175613" }