Nis që sot dasma mbretërore e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:48 03-10-2016 Nis që sot dasma mbretërore e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

Dasma mbretërore e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë ka nisur që sot me një festë të hapur edhe pse ceremonia do të jetë me 8 tetor.

Princ Leka para dy ditësh dha një njoftim shumë të rëndësishëm për mediet, lidhur me dasmën e tij me Elia Zaharinë në 8 tetor. ‘’Redaksitë që, më dt. 8 tetor 2016, dëshirojnë të mbulojnë dasmen e LTM Princit Leka II me znj. Elia Zaharia, janë të lutur që të akreditohen, deri më datë 4 tetor, pranë Oborrit Mbretëror duke plotësuar formularin që gjendet në këtë link: http://www.royalwedding.nu/sq/zyra-e-shtypit/

Kjo procedurë lidhet me nevojën e parashikimit të aspekteve teknike gjatë ceremonisë por edhe me çështjen e sigurisë së personaliteteve të huaja që do të marrin pjesë në dasmë.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, lutemi te pranoni shprehjen e konsiderarës tonë.

Zyra e Shtypit e Oborrit Mbretëror’’, shkruan Leka.

Ceremonia e dasmës së princit me Elian do të mbahet në Rezidencën e Familjes Mbretërore, ku të ftuarit burra do të duhet të jenë veshur me kostume dhe zonjat me veshje kokteili.

ftesa_e_dasmes.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023900032043457
array(1) { ["section"]=> string(65) "nis-qe-sot-dasma-mbreterore-e-princ-lekes-dhe-elia-zaharise-54930" }