Nis raundi i pestë i bisedimeve për arritjen e paqes në Siri

Publikuar tek: bota, më 06:12 05-07-2017 Nis raundi i pestë i bisedimeve për arritjen e paqes në Siri

Diplomatë nga Rusia, Irani, Turqia dhe SHBA kanë filluar raundin e pestë të bisedimeve për paqe në Siri me qeverinë siriane dhe disa pjesëtarë të grupeve opozitare në Siri në një takim të mbajtur në Astana.

I dërguari special i OKB-së, në Siri, Staffan de Mistura, ka qenë pjesë e takimit dy ditorë që po mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit.

Bisedimet janë të ndarë prej negociatave të OKB-së që mbahen në Gjenevë rreth situatës në Siri.

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov, ka thënë se pjesë e takimit kanë qenë nëntë përfaqësues të opozitës së armatosur.

Pak para se të fillonte takimi, ushtria amerikane njoftoi, se forcat siriane të mbështetura nga SHBA-ja kanë depërtuar në murin që rrethon qytetin Raka, në betejën për të rimarrë kontrollin e qytetit nga grupi ekstremist Shteti Islamik.

Militantët e Shtetit Islamik nuk kanë qenë pjesë e takimeve në Astana dhe Gjenevë, për arritjen e paqes në Siri.

Shteti Islamik ka humbur pjesë të mëdha të territorit sirian të cilat i ka kontrolluar për disa vite.

Militantët e Shtetit Islamik e konsiderojnë qytetin Raka, si kryeqytetin e tyre brenda territorit të Sirisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Samiti i G20 bën bashkë liderët botëror, çështjet e nxehta që do të diskutohen nesër
Alarmi, Berlini paralajmëron sulme të reja terroriste »
Article Logic
Execution time: 0.011682987213135
array(1) { ["section"]=> string(66) "nis-raundi-i-peste-i-bisedimeve-per-arritjen-e-paqes-ne-siri-85042" }