Nis raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, zbuloni çfarë do diskutohet

Publikuar tek: politike, më 11:14 21-01-2018 Nis raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, zbuloni çfarë do diskutohet

Ditën e sotme nis raundi i tretë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, me ministrat Bushati dhe Kotzias.

Ditmir Bushati është shprehur se sot pritet një ditë e rëndësishme për bisedimet. Sipas ministrit Bushati në këtë raund të tretë të bisedimeve do të diskutohet ligji i luftës, çështjet çame dhe çështja e kufirit të detit.

Ky takim i tyre synon të mbyllë të gjitha çështjet problematike dypalëshe.

Mësohet se presidenti grek Tsipras i ka kërkuar Kotzias të kthehet me një marrëveshje të dakordësuar pasi pritet që do të firmoset në takimin Rama-Tsipras që do të mbahet në muajin prill. Në prill pritet të firmoset marrëveshja për shelfin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010194063186646
array(1) { ["section"]=> string(81) "nis-raundi-i-trete-i-bisedimeve-shqiperi-greqi-zbuloni-cfare-do-diskutohet-107371" }