Nis rikonstruksioni i unazës rurale që lidh lagjen Shirt me Pezë-Helmësin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 23-01-2017 Nis rikonstruksioni i unazës rurale që lidh lagjen Shirt me Pezë-Helmësin

Në më pak se katër muaj punë, banorët e Pezë Helmësit do të lëvizin në rrugë tërësisht të rikonstruktuara, çka sjell lehtësira qoftë në qarkullimin e automjeteve, njerëzve apo produkteve bujqësore e blegtorale. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e rrugëve të lagjeve Shirt-Pezë Helmës, të cilat prej vitesh nuk kishin njohur investime të tilla. I pranishëm në inspektimin e punimeve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Artan Gaçi. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky investim i vjen në ndihmë banorëve, të cilët gjatë dimrit përballeshin me baltën e pakalueshme dhe gjatë verës me pluhurin e madh, ndërsa është dëshmi se Bashkia e Tiranës trajton me të njëjtën rëndësi si qendrën, ashtu edhe zonat periferike.

“Sot është një ditë e mirë për komunitetin, fillon një unazë e cila kthen në rrugë një baltovinë 1.2 km, e cila në kohë shirash dhe ngricash ishte totalisht e pakalueshme, sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë dhe për ata që duhet të çojnë produktet e tyre ushqimore për t’i shitur në qytet”, tha Veliaj. Ai shtoi se kjo rrugë në formën e një unaze do t’i shërbejë afro 4500 banorëve të lagjeve përreth, jo vetëm për të lëvizur me lirshëm, por edhe për të afruar produktet bujqësore dhe blegtorale me tregun.

“Që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë në zonat rurale, do të thotë se duhet të kenë edhe infrastrukturë, shërbimet e nevojshme, ndaj besoj se krijimi i kësaj unaze e cila u shërben 4500 banorëve në fshatin më të madh të njësisë Pezë, është përgjigja jonë konkrete se si dikush jo vetëm të jetojë në fshat, por t’i ketë shërbimet në fshat falë një rrugë më të mirë”, theksoi Veliaj. Ai u shpreh se ashtu siç edhe ishte premtuar më parë, 2017 do jetë viti i investimeve në fshat, ndaj dhe ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të këtyre zonave për vështirësitë që do hasin gjatë hapjes së këtyre kantiereve të punës.

“Në vitin tonë të dytë fokusi janë zonat rurale, pasi nuk mund të kemi një bashki të Tiranës që zhvillohet me dy shpejtësi; njëra që ecën me shpejtësi më të madhe në qytet, dhe tjetra me shpejtësi më të vogël në fshat. Duhet të ecim të gjithë me të njëjtën shpejtësi, që t’ia vlejë jeta si në fshat, ashtu edhe në qytet. U kërkoj mirëkuptim qytetarëve që teksa kantieret e punës janë hapur, qarkullimi vështirësohet pak. Megjithatë besoj se kemi mirëkuptim, është e vetmja mënyrë se si mund të ecim shpejt. E di që jemi vetëm në vitin e dytë të mandatit tonë, por më vjen mirë që kemi mbajtur shumicën e premtimeve tona dhe shpresoj se do të bëjmë më shumë se ç’kemi premtuar, si për Tiranën fshat, ashtu edhe për Tiranën qytet”, shtoi kryebashkiaku. Veliaj tha se momentalisht po punohet edhe në lagje të tjera të Pezës, në Maknor, Kolje, në pjesën e Malësisë së Tiranës, në rrugën e Krrabës, rrugën e Zall Herrit, rrugën e Zall-Dajtit, Zall-Bastarit apo ura e Ndroqit në Mnik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenton të kalojë në këmbë drejt Greqisë, arrestohet në kufirin e gjelbër me 2 çanta drogë shqiptari
Sherr mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare, i riu plagoset me thikë në shpatull, arrestohet një person »
Article Logic
Execution time: 0.010334014892578
array(1) { ["section"]=> string(79) "nis-rikonstruksioni-i-unazes-rurale-qe-lidh-lagjen-shirt-me-peze-helmesin-66373" }