Parku ‘’Rinia’’ i gjendur në lindje të qytetit të Elbasanit, është bërë pjesë e projektit vendor për zhvillimin urban të qytetit. Por paraditja e 5 Gushtit qytetarë të shumtë të Elbasanit frekuentues të përditshëm të parku ‘’Rinia’’, i ka shqetësuar nisja e punës aty.
Por në fakt bëhet fjalë për një projekt që ka për synim rehabilitimin e parkut në këtë qytet. Projekti parashikon hapjen e një rruge kryesore dhe mbjelljen e pemëve të reja. Paraprakisht do të priten pemët e vjetra dhe më pas do të kalohet në fazat e tjera të këtij projekti.
Parku në fjalë është cilësiuar si ‘’mushkuria’’ e qytetit dhe si e vetmja hapsirë e gjelbër para ndërtimit të dy parqeve si ai i ‘’Aqif Pashës’’ afër bashkisë së qytetit shumë pranë turizmit ‘’Skampa’’ dhe ai përballë Pallatit të Sportit. Kësisoj mëngjesin e sotëm ka marrë jEtë projekti për rikualifikimin urban të parkut qëndror ‘’Rinia’’.
Me një afat punimesh prej 15 muajsh ka nisur puna për realizimin e projektit me sipërfaqe prej 82.120m2 projektuar nga drejtoria e projektimit pranë Bashkisë Elbasan me vlerën e prokurorimit 244.870.520.6L.
Ky park që për shumkënd ngjall nostalgji është berë pjesë e projektit që Bashkia Elbasan ka për gjallërimin dhe ndryshimin tërësor të qytetit.