Nis seanca për 4 protestuesit, policia bllokon hyrjen në gjykatën e Fierit (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:15 12-03-2019 Nis seanca për 4 protestuesit, policia bllokon hyrjen në gjykatën e Fierit (VIDEO)

Kanë mbërritur në gjykatë për t'u njohur me masën e vlerësimit katër nga protestuesit, të cilët u arrestuan më datë 9 mars në Fier.

Tre protestues janë nga Patosi dhe një nga Roskoveci. Ata janë  Behar Xhelo 56 vjeç, Besnik Jaupaj 56 vjeç, Gezim Balla 56 vjeç dhe Hysen Hoxha 59 vjeç.

Policia ka bllokuar hyrjen e Gjykatës së Fierit ku po zhvillohet seanca për të ndaluarit në protestë.

Kryetari i degës së PD, Fier, Luan Baçi tenton të hyjë në gjykatë por ndalohet nga policia.

 'Kemi urdhër nga shefi, fol me shefin', shprehen efektivët në gjykatën e Fierit.

Protetsa ne zonën e Fierit u zhvilluan pas vizitës që bëri në këtë qytet, kreu i qeverisë Edi Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012590169906616
array(1) { ["section"]=> string(86) "nis-seanca-per-4-protestuesit-policia-bllokon-hyrjen-ne-gjykaten-e-fierit-video-156109" }