Nis seanca plenare, ja rendi i ditës për sot (5 dekretet e presidentit dhe interpelanca me Ballukun)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:10 24-09-2020 Nis seanca plenare, ja rendi i ditës për sot (5 dekretet e presidentit dhe interpelanca me Ballukun) Ilustruese

Sapo ka nisur senaca e rradhës plenare, ku do shqyrtohen 5 dekretet e presidentit për shtetësinë, për pronat e paluajtshme, për zhvillimin rural, dekreti për shkarkimin dhe emërimin e ministrit, si dhe do ketë interpelancë me ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Në këtë seancë do të mbahet dhe një interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku kërkuar nga një grup deputetësh.

RENDI I DITËS NË SEANCËN PLENARE:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 47, datë 21.9.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës

është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 17.09.2020

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë kërkuar nga një grup deputetësh. (Neni 80

Kushtetutë, 96 Rregullore)

 4. Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.591, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr.

113/2020 “Për shtetësinë”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti

humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

 5. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.590, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr.

111/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” të

ndryshuar””. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e

tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

 6. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.589, datë 10.08.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr.

102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të

Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të

Kuvendit)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

1

7. Dekret nr. 11.731, datë 17.09.2020 “Për shkarkim ministri”.

(Neni 98, pika 2 Kushtetutë, votim i hapur, shumicë absolute votash për miratim)

Koha e votimit

8. Dekret nr. 11.732, datë 17.09.2020 “Për emërim ministri”.

(Neni 98, pika 2 Kushtetutë, votim i hapur, shumicë absolute votash për miratim)

Koha e votimit

9. Njoftim/miratim i draftkalendarit tri javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 shtator - 16 tetor

2020”. (Neni 27/55, Rregullore)

Njoftim/Koha e votimit

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013656854629517
array(1) { ["section"]=> string(104) "nis-seanca-plenare-ja-rendi-i-dites-per-sot-5-dekretet-e-presidentit-dhe-interpelanca-me-ballukun-221462" }