Nis sesioni dy-ditor i OKB-së për krizën nga pandemia e Covid-19, shpaloset plani për “riformatimin” botëror

Publikuar tek: bota, më 15:36 03-12-2020 Nis sesioni dy-ditor i OKB-së për krizën nga pandemia e Covid-19, shpaloset plani për “riformatimin” botëror OKB

Ka nisur sot sesioni dy-ditor i Kombeve të Bashkuara që do të fokusohet në problemet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë këtij sesioni të veçantë, rreth 100 liderë nga vende të ndryshme të botës pritet të flasin, duke prezantuar idetë dhe nismat për përballimin e pandemisë, por ajo që është edhe më e rëndësishme, një plan për përballmin e pasojave dhe krizave që kjo pandemi ka shkaktuar tashmë nga ekonomia deri te sistemi shëndetësor, nga shtetet më të zhvilluara deri te ato në zhvillim.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres prezantoi shtyllat kryesore të një plani global për veprime konkrete dhe të menjëhershme, por edhe për ndërtimin e një strukture globale që do të përballojë krizat e ardhshme, që parashikon ndryshime rrënjësore të modeleve ekonomike, sociale e më gjerë, kryesisht në sektorët që dëshmuan dobësi gjatë pandemisë së Covid-19.

“Duhet një sistem shëndetësor më i fortë, mbulimi universal shëndetësor duhet të jetë prioritet. Një kontratë e re sociale me qeveritë mund të adresojë padrejtësitë. Nuk mund ta lemë planetin me një borxh të madh dhe probleme klimatike. Duam një botë më të gjelbër. Të veprojmë tani, për të vendosur një taksë mbi karbonin. 2021 duhet të jetë një vit nismëtar për neutralitetin e karbonit që të bëhet realitet në 2050. Qindra miliona dollarë duhet të shkojnë për vendet në zhvillim. Nuk mund të ndajmë mirëqenien njerëzore nga biodiversiteti. Mbi-peshkimi duhet të ndalojë, shkarkimet kimike dhe plastika në oqeane duhet të marrë fund. Në një krizë globale duhet të përmbushim detyrimet për ata që iu shërbejmë. Ta luftojmë Covid-19 me urgjencë, të shpëtojmë jetë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, tha ndër të tjera Guterres.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OKB heq kanabisin nga lista e substancave narkotike
»
Article Logic
Execution time: 0.011224031448364
array(1) { ["section"]=> string(112) "nis-sesioni-dy-ditor-i-okb-se-per-krizen-nga-pandemia-e-covid-19-shpaloset-plani-per-riformatimin-boteror-230051" }