Nis shembja e 3 banesave brenda Amfiteatrit të Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:14 22-05-2015 Nis shembja e 3 banesave brenda Amfiteatrit të Durrësit

Ka nisur ditën e sotme puna për shembjen e tre banesave të ndërtuara mbi arenën e Amfiteatrit të Durrësit.

Dëmshpërbilimi banorëve është arritur pas një bashkëpumimi midis Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së qytetit të Durrësit. Të pranishëm në fillimin e punimeve për prishjen e banesave të para, përveç kryebashkiakut Vangjush Dako ishte dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila tha se gjithçka do të kryhet në mënyrë manuale që të mos ketë asnjë lloj dëmtimi të zonës arkeologjike.

Projekti do të kalojë në 3 faza. Fillimisht do të prishen 3 banesa dhe në fazën e dytë do të prishen edhe 9 objekte të tjera. Sipas ministres së Kulturës, ky është një investim shumë i rëndësishëm sepse do të hapë të plotë të gjithë harkun e Amfiteatrit të Durrësit, fazë e cila do të fillojë pas përfundimit të sezonit turistik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të kalojë 40 kuti me ilaçe kontrabandë, arrestohet në Kapshticë shtetasi turk
Takimi Çako-Romann: Të angazhuar për të frenuar azilkërkuesit »
Article Logic
Execution time: 0.010809898376465
array(1) { ["section"]=> string(61) "nis-shembja-e-3-banesave-brenda-amfiteatrit-te-durresit-11741" }