Nis sonte “The Voice of Albania 6”, këto janë trajnerët dhe surpizat që do sjellë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:54 27-01-2017 Nis sonte “The Voice of Albania 6”, këto janë trajnerët dhe surpizat që do sjellë

Sonte do të nisë spektakli i muzikës  “The Voice of Albania 6” i cili do sjellë plot surpriza. Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa dhe Xuxi janë katër trajnerët e rinj të cilët provojnë për herë të parë peshën e një spektakli si ‘The Voice’.  E së bashku me ta edhe Kamela Islamaj, Gent Myftaraj, Merland Kademi dhe Eugent Bushpepa, në rolin e asistent trajnerëve.

Drejtor artistik i "The Voice of Albania" është Alban Male. Ndërkohë nga ana tjetër do të jenë ata që i japin jetën spektaklit The Voice,  konkurrentët. E përveç talentit secili do ti sjelle publikut  historinë e tij.

Ashtu sic “The Voice” është ideuar  për t’i sjellë këta konkurrentë edhe  jashtë skenës, të prekshëm e të njohur plotësisht nga publiku.

Spektakli i këtij viti ka dhe një korrespondente online. Një konkurrente e edicionit të pestë të ‘The Voice of Albania’ i bashkohet stafit. Ajo është  Fjoralba Ponari.

Një pjesë e rëndësishme e këtij talent show, mbeti e pandryshuar. Prezantuesi i The Voice, do të jetë Ledion Liço. Ai i ka qëndruar besnik programit prej pesë vitesh dhe do vazhdojë të jetë i tillë dhe në edicionin e gjashtë të tij.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Dua të jetoj. Më ndihmoni ju lutem”, studentja shqiptare ka nevojë për ndihmën e të gjithëve
Nisin rekrutimet në ushtrinë shqiptare, si mund të aplikoni »
Article Logic
Execution time: 0.010751962661743
array(1) { ["section"]=> string(84) "nis-sonte-the-voice-of-albania-6-keto-jane-trajneret-dhe-surpizat-qe-do-sjelle-66890" }