Nis sot Festivali i Këngës, ja kush performon në gjysmëfinalen e parë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:09 25-12-2015 Nis sot Festivali i Këngës, ja kush performon në gjysmëfinalen e parë

Do të nis sot në orën 20:30 Festivali i 54-t i Këngës në RTSH , që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Prezantuesit e këtij viti janë Pandi Lacco dhe Blerta Tafani, ndërsa anëtarët e jurisë janë : Ilirian Zhupa (poet), Piro Çako (kantautor), Helidon Haliti (piktor), Françesk Radi (këngëtar), Olta Boka (këngëtare), Jehona Sopi (këngëtare) dhe Alban Nimani (vokalist i grupit “Asgjë Sikur Dielli”).

15 artistë do të performojnë në natën e parë gjysmëfianle të festivalit, ndërsa 15 të tjerë të shtunën në mbrëmje.

Gjysmëfinalistët e parë të Festivalit të Këngës:

1. Egzon Pireci – “Triumf”

2. Grupi “Simbol” – “Artiste”

3. Voltan Prodani – “Dëgjoje këngën o At!”

4. Adrian Lulgjuraj – “Jeto dhe ëndërro”

5. Sigi Bastri – “Engjëll i lirë”

6. Dilan Reka – “Buzëqesh”

7. Luiz Ejlli – “Pa mbarim”

8. Nilsa Hysi – “Asaj”

9. Orgesa Zaimi – “Një shishe në oqean”

10. Erga Halilaj – “Monolog”

11. Florent Abrashi – “Të ndjek çdo hap”

12. Teuta Kurti – “Në sytë e mi”

13. Kozma Dushi – “Një kafe”

14. Aslajdon Zaimaj – “Merrmë që sot”

15. Erget Pano – “Mos ik”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026283025741577
array(1) { ["section"]=> string(74) "nis-sot-festivali-i-kenges-ja-kush-performon-ne-gjysmefinalen-e-pare-28549" }