Nis sot PROTESTA kombëtare e studentëve, ç'pritet të ndodhë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:04 22-05-2019 Nis sot PROTESTA kombëtare e studentëve, ç'pritet të ndodhë

Ditën e sotme do të rikthehet protesta kombëtare e studentëve. Ashtu sikurse është lajmëruar protesta pritet të nisë në oërn 12:00.

Studentët do të mblidhen para ministrisë së Arsimit për të kërkuar arsim cilësor dhe punësim.

Slogani i tyre është ‘Së bashku për Shqipërinë si gjithë Europa, së bashku për ndryshimin’.

Kjo protestë pritet të jetë në valën e asaj që nisi në dhjetor të 2018-ës por që u shua pas disa javëve qendresë.

Ndërkohë lidhur me këtë protestë të paralajmëruar ka ardhur edhe reagimi nga mazhoranca. Ishte deputetja e PS Milva Ikonomi, e cila u shpreh mbrëmë për Abc News, se studentët që do mblidhen janë pjesë e strukturave të PD dhe LSI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027558088302612
array(1) { ["section"]=> string(65) "nis-sot-protesta-kombetare-e-studenteve-c-pritet-te-ndodhe-165221" }