Nis takimi i Avdullah Hotit me delegacionin amerikan

Publikuar tek: rajon, më 18:26 21-09-2020 Nis takimi i Avdullah Hotit me delegacionin amerikan

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.

fds.jpg

Po ashtu në delegacion është edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

hotii-1.jpg

Grenell përmes një postimi në Tëitter ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.

grer.jpg

Ndërkaq, kryeministri Hoti më herët ka thënë se vizita e delegacionit amerikan do ta thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090939998626709
array(1) { ["section"]=> string(59) "nis-takimi-i-avdullah-hotit-me-delegacionin-amerikan-221157" }