Nis takimi, Rama pret Avdullah Hotin në Pallatin e Brigadave (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 10:16 03-07-2020 Nis takimi, Rama pret Avdullah Hotin në Pallatin e Brigadave (FOTO) Edi Rama dhe Avdullah hoti

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Takimi ka nisur pak çaste më parë, ku Rama dhe Hoti kanë parakaluar në Pallatin e Brigadave, për t'u futur më pas në zyrë për të biseduar, ndërsa është njoftuar edhe një konferencë për shtyp në orën 11:30.

Kryeministri Hoti ditën e sotme do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit, si Presidentin Meta, kreun e Kuvendit Ruçi, kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Vizita e Hotit vjen pas vizitës 2 ditore të kryeministrit Rama në Kosovë, ku u takua me krerët e partive politike, ndërsa shprehu edhe mbështetjen për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin pas aktakuzës për krime lufte të Prokurorisë së Posaçme të Hagës.

44.JPG55.JPG332.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010111093521118
array(1) { ["section"]=> string(71) "nis-takimi-rama-pret-avdullah-hotin-ne-pallatin-e-brigadave-foto-212667" }