Nis të marrë formë agjenda ndërkombëtare e presidentit Trump, pret homologun e parë në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar tek: bota, më 11:24 23-01-2017 Nis të marrë formë agjenda ndërkombëtare e presidentit Trump, pret homologun e parë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të presë homologun e tij meksikan, Enrique Pena Nieto më 31 janar në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi zëdhënësi i tij Sean Spicer.

Nieto është presidenti i parë që do të takohet me homologun e Amerikës.

Duke përmendur një bisedë telefonike mes Trump dhe Pena Nieto, Spicer theksoi se “kanë rënë dakord për një takim të përqëndruar mbi shkëmbimet tregtare, imigracionin dhe sigurinë”.

Me interes pritet deklarata e Trump për murin me Meksikën, një nga premtimet më të bujshme të bëra prej tij gjatë fushatës elektorale. Meksiko ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do të paguajë asnjë qindarkë për ndërtimin e tij.

Këtë javë pritet që Donald Trump të zhvillojë një takim me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, si liderja e parë që takon presidentin e ri, ndërsa në muajn shkurt është njoftuar për vizitën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043463230133057
array(1) { ["section"]=> string(109) "nis-te-marre-forme-agjenda-nderkombetare-e-presidentit-trump-pret-homologun-e-pare-ne-shtepine-e-bardhe-66356" }