Në Shqipëri ka nisur dje procesi i vaksinimit kundër Covid-19. Dozën e parë të injeksionit e ka marrë shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo.
Më pas, dozën e dytë të vaksinës në Shqipëri e ka marrë kryeministri Rama dhe mjekët Tritan Kalo e Pëllumb Pipero. Ashtu siç kishte lajmëruar më herët, Rama ishte i vetmi anëtar i kabinetit që bëri vaksinën.
Sipas tij, ministrat dhe dhe të tjetër, do e bëjnë vaksinën me radhë si njerëzit e thjeshtë. Në total, një vend mik por që kryeministri nuk ia zbuloi emrin, ka dhuruar afro 1 mijë doza vaksine.