Nis vaksinimi kundër gripit i arsimtarëve, Manastirliu: Procesi do të vijojë në të gjithë vendin

Publikuar tek: politike, më 14:57 03-12-2020 Nis vaksinimi kundër gripit i arsimtarëve, Manastirliu: Procesi do të vijojë në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sëbashku me ministren e Arsimit Evis Kushi, kanë qenë në një shkollën "1 Qershori" në Tiranë, për të ndjekur procesin e vaksinimit kundër gripit të mësuesve.

Manastirliu deklaroi se po vijon vaksinimi i gripit në të gjithë vendin për mësuesit dhe edukatorët.

“Kategoria e mësuesve, e edukatorëve është një prioritet për ne. Pas edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve, vijojmë me vaksinimin në mënyrë kapilare për arsimtarët në të gjithë vendin. Ky proces i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit Dhjetor në vendin e punës, nëpërmjet qendrave shëndetësore, të cilat kanë në patronazh zonat respektive ku ka kopshte, çerdhe, shkolla. Qendra shëndetësore që mbulon zonën do të ketë një detyrë ekstra, vaksinimin në vendin e punës për këto kategori. Gjithë muaji Dhjetor do të jetë i dedikuar programit të vaksinimit ndaj gripit dhe padyshim që është një ftesë e përhershme për të gjithë qytetarët, sidomos për ata të cilët janë grupe të riskuara, për gjyshërit, për ata të cilët janë me sëmundje kronike dhe sigurisht për nënat, për një thirrje për vaksinimin e fëmijëve 0-5 vjeç”, tha Manastirliu.

Ndërsa Rama shkruan se në të gjithë Shqipërinë do të jepen 368,000 vaksina falas kundër gripit.

"Vaksinat antigrip falas – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi në shkollën “1 Qershori” në Tiranë, nga ku ka nisur vaksinimi në vendin e punës për arsimtarët, një proces kapilar që po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. 368,000 vaksina kundër gripit falas. VIJON vaksinimi në çdo qendër shëndetësore, si pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit për mbrojtjen e grupeve të rrezikuara, që nga personeli mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe edukatoret e arsimtarët në të gjithë vendin",- shkruan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përurohet fusha sportive e shkollës “Sabaudin Gabrani”, Veliaj: Do transformojmë çdo cep të Tiranës, investojmë për fëmijët
Parlamenti Europian publikon draft-raportin për zhvillimet në Shqipëri: Të sigurohet funksionimi i duhur i gjyqësorit dhe lirisë së medias (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.013070106506348
array(1) { ["section"]=> string(101) "nis-vaksinimi-kunder-gripit-i-arsimtareve-manastirliu-procesi-do-te-vijoje-ne-te-gjithe-vendin-230046" }