Nis vaksinimi në Britani, 90-vjeçarja personi i parë në botë që vaksinohet kundër Covid-19

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:07 09-12-2020  Nis vaksinimi në Britani, 90-vjeçarja personi i parë në botë që vaksinohet kundër Covid-19

Një grua 90-vjeçe është personi i parë në botë që është vaksinuar kundër Covid në Mbretërinë e Bashkuar. Margaret Keenan, e cila mbush 91 vjeç javën e ardhshme, tha se kjo ishte dhurata më e mirë për të.

"Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindjen sepse do të thotë që më në fund mund të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi në vitin e ri pasi isha vetëm për pjesën më të madhe të vitit,” tha Keenan.

Ajo është e para që ka marrë vaskinën anti-Covid, Pfizer, nga 800.000 doza që do të jenë në dispozicion deri në javën e ardhshme. Në Britani do të vaksinohen të gjithë personat mbi moshën 80-vjeç, ata të kujdesit social dhe shëndetësor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 8 dhjetori Dita e Rinisë, çfarë ndodhi 30 vjet më parë
»
Article Logic
Execution time: 0.011106967926025
array(1) { ["section"]=> string(96) "nis-vaksinimi-ne-britani-90-vjecarja-personi-i-pare-ne-bote-qe-vaksinohet-kunder-covid-19-230671" }