Nis vettingu në polici, në sitë 300 efektivët me gradën më të lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 14-10-2019 Nis vettingu në polici, në sitë 300 efektivët me gradën më të lartë Foto ilustruese

Nis nga dita e sotme proçesi i Vettingut dhe në radhët e policisë.

Sipas informacioneve të fundit, do të kalojnë në sitë 300 punonjësit me gradat më të larta në hierarkinë e Policisë së Shtetit. Në këtë proçes do të hyjë dhe drejtuesit e Gardës së Republikës.

Mësohet se përpara se të analizohen dosjet e personave në fjalë, efektivët e policisë do t’i nënshtrohen një testi psikologjik.

Proçesi i kontrollit të pasurisë, pastërtisë së figurës, etj do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Prej kohësh është paralajmëruar se ndër të parët që do kalojë në proçesin e vettingut do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe 12 drejtorët e qarqeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007439136505127
array(1) { ["section"]=> string(73) "nis-vettingu-ne-polici-ne-site-300-efektivet-me-graden-me-te-larte-181988" }