Nisen për një shëtitje, çifti bllokohen për 15 orë në ashensor

Publikuar tek: bota, më 16:46 02-05-2018 Nisen për një shëtitje, çifti bllokohen për 15 orë në ashensor Çifti italian së bashku me qenin

Një ngjarje e frikshme u ka ndodhiur dy bashkëshorteve italianë Cristina e Roberto në Padova të Italisë, të cilët së bashku me qenin e tyre kanë mbetur të bllokuar për 15 orë rresht në ashensor.

Çifti u bllokuan në qendrën historike të Padovas, në sheshin Frutta, shkruajnë mediat italiane.

Të hënën në mbrëmje çifti kishin marrë ashensorin për të dalë për një shëtitje, por sapo ashensori u nis, ndaloi.

Asnjëri prej tyre nuk i kishte telefonat me vete, dhe pasi i kanë rënë alarmit shumë gjatë, kanë filluar të bërtasin dhe të kërkojnë ndihmë, por në pallat fatkeqësisht nuk kishte pasur njerëz.

Pas plot 15 orëve të mbetur në ashensor, çifti italian arritën të shpëtojnë, në mëngjesin e 1 majit, kur një person kishte shkuar në një zyrë në pallat për të marrë dokumente.

Ai ka dëgjuar të bërtiturat e burrit e gruas dhe ka lajmëruar menjëherë forcat e emergjencës.

Zjarrfikëset kanë arritur të nxjerrin nga ashensori çiftin dhe qenin e tyre, të frikësuar nga ngjarja e frikshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092201232910156
array(1) { ["section"]=> string(68) "nisen-per-nje-shetitje-cifti-bllokohen-per-15-ore-ne-ashensor-119188" }