Nisën pushimet e ëndrrave, çifti britanik rrëmbehet dhe torturohet nga fiset indigjene

Publikuar tek: bota, më 13:23 13-01-2016 Nisën pushimet e ëndrrave, çifti britanik rrëmbehet dhe torturohet nga fiset indigjene

Brit Matthew dhe Michelle Clemens vendosën të realizojnë pushimet e ëndrrës në Papua New Guinea, por udhëtimi i tyre u kthye në ferr kur u rrëmbyen nga një fis indigjenësh dhe u torturuan rëndë.

Dy 31 vjeçarët gjatë ndenjes tyre në Papua New Guinea vendosën të bëjnë një shëtitje ne pyll, kur një grup i fisit indigjen i rrethuan dhe i rrëmbyen. Fillimisht Briti u mundua t’i qetësojë ata duke i thënë “merrini të gjitha çfarë kemi me vete, vetëm mos na lëndoni”, por ata u përgjigjën “ne do ju vrasim”.

02_13020245_dd5ada_2638812a.jpg

Kështu të paktën e tregon historin Brit Matthew për gazetën angleze “The Sun”, duke pranuar se “mendova se humbëm brenda në xhungël dhe nuk do na gjenin më kurrë”.

05_13020245_0ea264_2638813a.jpg

Çifti anglez u përpoq t'i shpëtojë situatës, por u rrah brutalisht nga anëtarët e fisit. Gjatë tentimit të arratisjes Michelle Clemens u plagos te gishtat e dorës saj, kur tentoi të ndalojë një nga burrat me hanxhar, kurse Brit Matthew tha se: “Njëri nga ata me maskë më qëlloi ku duart e mia ishin të lidhura dhe pastaj filloi të luajë me mua si macja dhe miu”.

08_13020245_f5452c_2638752a.jpg

Arratisja e tyre nuk ishte e thjeshtë. Brit Matthew dhe Michelle Clemens duhesh të kalonin ndërmjet një grupi qensh të egërr, deri sa të arrinin në Port Moresby dhe të ndihmoheshin nga vendasit aty.

10_13020245_b110fb_2638754a.jpg

Indigjenët e fisit me veshje tradicionale

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018351078033447
array(1) { ["section"]=> string(91) "nisen-pushimet-e-endrrave-cifti-britanik-rrembehet-dhe-torturohet-nga-fiset-indigjene-29880" }