Niset për të takuar Ilir Metën, aksidentohet Ali Ahmeti

Publikuar tek: aktualitet, më 11:55 21-01-2015 Niset për të takuar Ilir Metën, aksidentohet Ali Ahmeti

Aksidentohet me makinë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.  Makina e tij është përplasur  me një shtyllë betoni në autostradën Tetovë- Shkup. Fatmirësisht nuk ka patur lëndime të rënda për kreun e BDI-së, por vetëm disa lëndime të lehta. Bëhet me dije se me lëndime më të rënda ka dalë shoferi i makinës së tij.Të dy janë dërguar menjëherë në spital.

Mësohet se kryetari i BDI ishte nisur drejt Shkupit për t’u takuar me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Ata do të ndiqnin me makinë itinerarin nga Gostivari, për t'u takuar në Reçicë me kryeparlamentarin Meta.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kongresi i Lushnjes, “Qytetar Nderi” për Rexhep Qosjen dhe Sir Eden
ALUIZNI: Gati 500 tapi për qytetarët e Fierit »
Article Logic
Execution time: 0.012788057327271
array(1) { ["section"]=> string(59) "niset-per-te-takuar-ilir-meten-aksidentohet-ali-ahmeti-1089" }