Nishani bën gjestin e veçantë në ditën e fundit të 2016-ës, mbledh ushtarakët e lartë për konferencën e jashtëzakonshme me paqeruajtësit shqiptarë

Publikuar tek: politike, më 15:04 31-12-2016 Nishani bën gjestin e veçantë në ditën e fundit të 2016-ës, mbledh ushtarakët e lartë për konferencën e jashtëzakonshme me paqeruajtësit shqiptarë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura zhvilloi me rastin e Festës së Vitit të Ri 2017 një video-konferencë me kontingjentin e 83 ushtarakëve shqiptarë, të cilët kryejnë misionin paqeruajtës RSM (Resolute Support Mission) në Kabul dhe Herat të Afganistanit në bashkëpunim me forcat italiane dhe turke, në drejtimin e forcave të NATO-s.

Në bashkëbisedimin e ngrohtë e miqësor me paqeruajtësit shqiptarë të drejtuar nga Kolonel Albert Mullai, Përfaqësuesi Kombëtar në RSM, Afganistan, Major Orgest Shuraja Komandant KAIA, Kabul dhe nga Kapiten Leonard Gjuta Komandanti i Kontingjentit Herat, Presidentit të Republikës iu raportua shkurtimish se gjendja fiziko-shëndetësore e trupave është shumë e mirë, se ata janë të armatosur dhe të pajisur edhe teknikisht sipas standardeve të NATO-s duke u theksuar se: “Tradita e mbruajtur me djersën dhe gjakun e shumë brezave ushtarakësh është ruajtur me besnikëri”.

Presidenti i Republikës u përcolli urimet më të ngrohta e të përzemërta për paqe, shëndet, suksese e mbarësi. Duke iu drejtuar ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve Presidenti Nishani u shpreh: “Dëshiroj në radhë të parë të shpreh kënaqësinë time maksimale edhe të qenit i privilegjuar, edhe i nderuar që sot në ditën e fundit të vitit që po lëmë pas dhe në prag të fillimit të një Viti të Ri të jem me ju, të bisedoj me ju e të shkëmbejmë urimet më të mira, por në radhë të parë të shkëmbejmë vlerësimin dhe nderimin më të ndierë për angazhimin dhe për kontributin që ju jepni. Në emër të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në emër të vendit tonë, në emër të popullit shqiptar, në emër të kombit shqiptar, në emër të flamurit tonë kuq e zi, unë personalisht, Institucioni i Presidentit të Republikës, por jam i bindur që të gjithë: Qeveria shqiptare, Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve, i mbarë populli shqiptar sot ndihen krenarë për ju, ju falënderojnë dhe ju nderojnë për këtë kontribut dhe këtë gatishmëri që ju keni treguar për ta dhënë këtë kontribut, që kërkon sakrifica dhe gatishmëri ndoshta edhe për sakrificën sublime. Dhe ju jeni pjesa më e përzgjedhur e qytetarëve shqiptarë, e popullit të këtij vendi që e keni treguar këtë gatishmëri për të marrë parasysh çdo sakrificë, qoftë edhe atë sublime në emër të një ideali shumë të madh. Ideal që është i përbotshëm, ideal i një historie që është e lidhur me paqen, me sigurinë dhe me lirinë. Ju nuk jeni vetëm mesazherë të paqes, të sigurisë dhe lirisë, por ju jeni edhe kontribuues dhe garantues të paqes, sigurisë e të lirisë.”

Duke iu drejtuar miqësisht, Presidenti Nishani bëri edhe disa urime më të veçanta dhe më njerëzore: “Dua t’i përcjell urimet më të mira Natashës dhe Evangjelisë, por edhe Enkelejdës dhe Irildës, zonja të cilat shërbejnë së bashku me forcat tona jashtë vendit! Atje ku jeni, jo vetëm jepni dimensionin më të plotë të veprimtarisë së forcave tona ushtarake, por njëkohësisht edhe dimensionin e madh njerëzor që kurrë nuk mund të ndahet nga shpirti luftarak i ushtarit nën uniformë. Dua t’i dërgoj një përshëndetje të veçantë për Nëntetar Ervis Dajtin, i cili është bërë me djalë këto ditë! E paçi me jetë të gjatë Joelin! Ai do të jetë jo vetëm trashëgimtar i familjes suaj, por edhe dëshmitar i arritjeve më të mëdha të Shqipërisë si të gjithë fëmiljët shqiptarë. Dëshiroj të uroj edhe familjet, edhe fëmijët e gjithësecilit prej jush: Paçi vetëm lajme të mira! Paçi fat, shëndet, mirësi dhe mbarësi! Ne ju presim me nderime dhe me respekt, sepse jemi të bindur se do të ktheheni me mision të përmbushur. Gëzuar dhe një Vit të mbarë!”

Në Institucionin e Presidentit të Republikës ku u zhvillua kjo video-konferencë, ishin të pranishëm Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Dedë Prenga, Komandanti i KFD-së Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandanti i KFT-së Gjeneral Brigade Nazmi Cahani, Komandantja e KDS-së Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Këshilltari Ushtarak i Presidentit Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj, Drejtori i Kabinetit Ols Lafe, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Gjergj Lezhja, etj.

240.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066515922546387
array(1) { ["section"]=> string(151) "nishani-ben-gjestin-e-vecante-ne-diten-e-fundit-te-2016-es-mbledh-ushtaraket-e-larte-per-konferencen-e-jashtezakonshme-me-paqeruajtesit-shqiptare-64311" }