Në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Brigadave një ditë para Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Nishani ka dekoruar ish luftëtarët e UÇK-së.
“Ceremonia e sotme është një shenjë respekti e nderimi për ata që dhanë jetën për kombin. Kosova është një kapitull i veçantë i kombit tonë”, tha Nishani.
Nishani tha se populli i Kosovës ka bërë sakrifica të mëdha për të mbijëtuar duke e kujtuar me krenari figurën e Adem Jasharit.