Presidenti Bujar Nishani dekori me titullin ‘Nder i Kombit’ klerikun, kardinalin Ernest Troshani. Për kreun e shtetit, Petku i kuq i Kardinalit simbolizon dhe gjakun e derdhur për hir të besimit.
Kleriku i persekutuar gjatë regjimi komunistë u përballë me torturat nga më çnjerëzore, por kurrë nuk hoqi dorë nga besimi I tij. Për Shqipërinë, besimin katolik kardinal Troshani është tipik i klerikëve të devotshëm dhe besimtarëve të palëkundur.
“Ne kemi sot mes nesh, klerikë të devotshëm, besimtarë të palëkundur, pajtuesin e papërtueshëm, meshtarin e mençur, që vazhdoi pa u ndalur, pa u trembur dhe pa u rrëzuar të përçonte vlerat e besimit, të lirisë, dashurisë mes njerëzve”, tha Nishani.
“Zoti ju bekoftë të gjithëve, të gjithë kombin shqiptar. Gjithë drejtuesit të bindet të punojnë së bashku për begatinë e këtij populli, që të shohin të gjithë me buzëqeshjen ardhjen e paqes dhe dashurisë”, u shpreh Torshani.
Troshani u shpall kardinal në 9 nëntor 2016 nga Papa Françesku në lutjen e së dielës në Vatikan-Romë.
Trioshani ishte i vetmi prift shqiptar në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Me 21 shtator 2014, ai dëshmoi para Papa Francesku vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë komunizmit, një moment përqafimi të përzemërt dhe përlotje të Papa Françeskut që emocion mbarë botën.