Nishani dënon sulmin në Lazarat: Të zbardhet krimi dhe të kapen autorët

Publikuar tek: politike, më 13:15 24-06-2015 Nishani dënon sulmin në Lazarat: Të zbardhet krimi dhe të kapen autorët

Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas incidentit në Lazarat. Në një reagim në faqen zyrtare të Presidencës Nishani ka dënuar aktin e rëndë ku mbeti një i vrarë dhe dy të plagosur. Nishani ka ngushëlluar familjarët e viktimës dhe iu ka bërë thirrje autoriteve të vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtij krimi.

“Presidenti i Republikës po ndjek me shqetësim ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Lazarat gjatë ditës së sotme ku ka humbur jetën Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, dhe ku janë plagosur dy efektivë të tjerë.Kreu i Shtetit ngushëllon familjen e të ndjerit Basha për humbjen e rëndë si dhe i gjendet pranë të gjithë familjarëve e të afërmve në këtë ditë të rëndë për ta, ndërkohë që u uron shërim të shpejtë policëve të plagosur.Presidenti Nishani dënon aktin kriminal dhe u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që në mënyrë profesionale të bëjnë zbulimin e menjëhershëm të këtij krimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve, duke u bërë njëkohësisht thirrje për qetësi qytetarëve të Lazaratit në këto momente të vështira", shkruan Nishani.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009166955947876
array(1) { ["section"]=> string(76) "nishani-denon-sulmin-ne-lazarat-te-zbardhet-krimi-dhe-te-kapen-autoret-14533" }