Nishani ‘i shkel syrin' Topallit: Doja të garonte në siglën e PD-së, por është e lirë të zgjedhë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 26-10-2020 Nishani ‘i shkel syrin' Topallit: Doja të garonte në siglën e PD-së, por është e lirë të zgjedhë Foto-Montazh

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tashmë me detyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka folur rreth zërave se ish deputetja e PD, Jozefina Topalli do të krijojë një parti të re për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.   

Në studion ‘5 Pyetje nga Babaramo’, Nishani vlerësoi kontributin e dhënë nga Topalli në Partinë Demokratike dhe dëshironte që të garonte nën siglën e saj.

"Ajo është një nga njerëzit me më kontribut dhe është e drejta e saj dhe zgjedhja e saj. Unë kam dashur gjithmonë që ajo ta japë kontributin në PD, por është zgjedhja e çdokujt", tha Nishani. 

Ndërkohë, Nishani foli rreth përjashtimit nga lista të figurave kryesore ndër vite të Partisë Demokratike.

"Unë jo e jo por asnjëri prej nesh në Komision nuk do të bënim komente për aksënd pse? Sepse ruajmë respekt për secilin prej kandidatëve. Është një ligësi. Ne nuk jemi ndalur në aspektin e vlerave negative. Kemi gjykuar një njeri që kalon nga ana se kush ka më shumë mundësi për të marrë më shumë vota në PD.

 Të gjitha këto janë të vërteta dhe reale unë nuk hedh poshtë pretendimet e askujt,  e gjitha ka qenë e bazuar një disa kritere. Përbërja e komisionit dhe detyra e komisionit janë të përcaktuara nga kryesia e PD. Ka vepruar me këtë metodologji sepse kështu e ka vendosur kryesia", përfundoi Nishani

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lleshaj nga Libani: Kemi kontaktuar me 25 shqiptarë në kamp, por morëm 5. Fëmijët atje janë të terrorizuar, me sy të shuar dhe pa shpresë...
»
Article Logic
Execution time: 0.011145114898682
array(1) { ["section"]=> string(99) "nishani-i-shkel-syrin-topallit-doja-te-garonte-ne-siglen-e-pd-se-por-eshte-e-lire-te-zgjedhe-225275" }