Nishani: ISIS, përballje dhe angazhim të përbashkët

Publikuar tek: aktualitet, më 13:47 13-02-2015 Nishani: ISIS, përballje dhe angazhim të përbashkët

Gjatë një conference me titull “Siguria në shekullin XXI” Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani tha se barbaria e ISIS kërkon përballje dhe angazhim të përbashkët të të gjithë aktorëve të botës së lirë e demokratike.

“Procesi i ndalimit të këtij fenomeni duhet të jetë një proces disa dimensional. Duhen alternuar angazhimet e institucioneve shtetërore dhe në tërësi të shoqërisë, për të nxitur nivelin e arsimimit dhe kulturës në zonat rurale. Së dyti fakti që gati 90% e resurseve që rekrutohen vijnë nga individë të cilët janë vulnerabël në aspektin financiar dhe bien lehtësisht preh e premtimeve idioteske për pasurim, nëse marrin pjesë në luftë, është një çështje që duhet të bëhet pjesë e analizës, por dhe e vendimmarrjes për të vepruar përmes projekteve sociale, të ndikojnë për të denoncuar pamundësinë e atij premtimi që i bëhet.”- u shpreh presidenti.

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin e pranishme në këtë konferencë tha se ky takim është mjaft frytdhënës. Duke folur për BE-në ambasadorja tha se ajo punon për të mbrojtur të drejtat themelore të individit dhe shoqërisë por edhe sigurinë e tyre.

“BE mbi të gjitha është një projekt për paqen, dëshmi e madhe se si të gjithë bashkë duam të bëjmë botën të ndryshojë për mirë. Ju shqiptarët duhet të bëheni të gjithë bashkë që ta bëni Shqipërinë vend sa me më shumë prosperitet. Por rëndësi ka të përmendim çfarë janë vlerat themelor, e ky mesazh edhe për gjithë shqiptarët. Zgjerimi është një filozofi e gjithëpërfshirës, kjo ndikon edhe në ndryshimin e Europës. Siguria e shoqërisë është ajo për të cilën lufton qeveria”, u shpreh Vlahutin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ISHSH inspektim në zonat e përmbytura
Prokuroria kërkon tre vjet burg për Xhelal Mziun »
Article Logic
Execution time: 0.012326002120972
array(1) { ["section"]=> string(54) "nishani-isis-perballje-dhe-angazhim-te-perbashket-3231" }