Nishani ka një këshillë për Bashën: Të ribashkohen forcat dhe energjitë si në vitin ‘92

Publikuar tek: politike, më 19:51 27-01-2018 Nishani ka një këshillë për Bashën: Të ribashkohen forcat dhe energjitë si në vitin ‘92

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ka folur për protestën e sotme të Opozitës.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, Nishani u shpreh se Opozita sa vjen dhe e rrit profiling e saj politik tek qytetarët. 

Por në fjalën e tij Nishani dha edhe disa sygjerime për lidershipin aktual të PD-së, teksa tha se ajo duhet të ribashkojë të gjitha energjitë e djatha për të ndërtuar një platformë.

“Unë mendoj se opozita e sotme ka ardhur duke e rritur profilin e saj. Çdo parti që pretendon të marrë pushtetin dhe të jetësojë një program dhe alternativë tjetër ka shumë gjëra për të bërë. Në radhë të parë sot në PD duhet që të rimblidhen ribashkohen forcat energjitë, kontributet, jo qindra, por mijëra resurse njerëzore, të cilët që nga viti ‘92 kur PD u shfaq në jetën politike shqiptare, njerëz të angazhuar në politike, deputetë, ish deputete, ish-ministra, teknikë, mbështetës, etj; të gjithë këta duhet të jenë pjesë e një platforme angazhimi. Së dyti ka nevojë që të vihet në lëvizje kjo dinamikë që ka ardhur në rritje sidomos pas zgjedhjeve të fundit, të cilët janë të deligjitimuara”,- u shpreh Bujar Nishani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0106201171875
array(1) { ["section"]=> string(92) "nishani-ka-nje-keshille-per-bashen-te-ribashkohen-forcat-dhe-energjite-si-ne-vitin-92-108180" }