Nishani kthen për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Tregtisë, "anëtarësimi duhet të bëhet në mënyrë vullnetare"

Publikuar tek: ekonomi, më 15:13 19-10-2016 Nishani kthen për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Tregtisë,

Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqirtim në Kuvend ligjin për “Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”. 

 Sipas argumentave që ka dhënë presidenti Nishani për kthimin e ligjit  “Regullimi ligjor në lidhje me detyrueshmërinë e anëtarësimit në Dhomat e Tregtisë dhe Dhomat e Bashkuara të Tregtisë përbën një shkelje kushtetuese referuar nenit 46 të Kushtetutës”.

Ligji nuk ofron asnjë qartësi në lidhje me llojin dhe cilësinë e shërbimit të Dhomës së Tregtisë apo të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë për anëtarët që do të anëtarësohen në mënyrë të detyrueshme dhe do të paguajnë kuotën e detyrueshme, apo rregullat dhe parimet mbi bazën e të cilave do të promovohen, lobohen dhe mbrohen interesat e anëtarëve të dhomave. Gjithashtu, ky ligj nuk përcakton se çfarë pasojash ka për subjektet që nuk anëtarësohen në mënyrë të detyrueshme.

Presidenti Nishani thekson se të gjithë personat kanë të drejtë të vendosin nëse duan të antarësohen në dhomat e tregtisë apo të krijojnë organzata të pavarura.

presidenti.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19551205635071
array(1) { ["section"]=> string(111) "nishani-kthen-per-rishqyrtim-ligjin-per-dhomat-e-tregtise-anetaresimi-duhet-te-behet-ne-menyre-vullnetare-56720" }