Nishani mbështet dialogun: Nëse Rama s’pranon platformën, do ketë reagim të fuqishëm, shkarkimi i Metës turp

Publikuar tek: politike, më 12:49 21-09-2019 Nishani mbështet dialogun: Nëse Rama s’pranon platformën, do ketë reagim të fuqishëm, shkarkimi i Metës turp

Ish-presidenti Bujar Nishani tha në një intervistë për News 24 se kriza politike duhet të zgjidhet sa më shpejt, ndërsa mbështeti një marrëveshje mes palëve.

“Platforma e opozitës është një zgjidhje për situatën. Opozita s’ka për qëllim marrëveshje mes 2 njerëzve. Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Platforma domosdoshmëri për të rivendosur shtetin e së drejtës. Marrëveshja duhet të mbështetet në platformën e opozitës, e cila do t’iu kthejë besimin qytetarëve. Nëse Rama s’pranon platformën, do ketë reagim të fuqishëm”, deklaroi Nishani, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës të krizës.

Ish-kreu i Shtetit e cilësoi jo të besueshme dhe jo të sinqertë ftesën e Ramës për dialog, ndërkohë që Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta e quajti turp.

“Komisioni Hetimor ndaj Presidentit është i motivuar politikisht”, tha Nishani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069289207458496
array(1) { ["section"]=> string(112) "nishani-mbeshtet-dialogun-nese-rama-s-pranon-platformen-do-kete-reagim-te-fuqishem-shkarkimi-i-metes-turp-179250" }