NISHANI në një linjë me METËN dhe PD-në: Sa më parë zgjedhjet e parakohshme! Të shpërndahet parlamenti!

Publikuar tek: politike, më 14:32 21-11-2019 NISHANI në një linjë me METËN dhe PD-në: Sa më parë zgjedhjet e parakohshme! Të shpërndahet parlamenti! Bujar Nishani

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani mbështeti propozimin e opozitës së bashkuar për shpalljen sa më parë të zgjedhjeve të parakohshme, që do të thotë shpërndarje paraprake e parlamentit.

Pas përfundimit të takimit kokë më kokë me presidentin aktual Ilir Meta, Nishani argumenton në studion e ''News 24'' se dërgimi i vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme ka si bazë jo vetëm krizën kushtetuese, por dhe situatën e rëndë ekonomike e politike.

Ndërkohë, për sa i përket rikthimit të opozitës jashtë parlamentit në protesta, Nishani u shpreh në favor të saj, por nënvizon se largimi i socialistëve nga pushteti duhet të arrihet nëpërmjet një lëvizjeje mbarëkombëtare.

Kujtojmë që presidenti Meta në një takim të fundit me bllokun opozitar në Presidencë, përkrahu kërkesën e krerëve opozitarë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

''Parlamenti nuk respekton parimin bazë. Jemi në një kolaps total, institucional, politk, ekomik dhe shoqëror me largimin e shumë e shumë shqiptarëve jashtë vendit.

Zgjidhja politke në një shtet demokratit vjen nëpërmjet proçesve zgjedhore, sa më parë të zgjidhet ky kolaps për të reformuar institucionet dhe për të krijuar një hapësirë shprese. Nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhejve, kjo është logjika politike normale dhe argumenti juridik krejt normal që pranohet pa ndonjë kundërshtim nga askush që ka përgjegjësi.

Aksioni demokratik është e drejtë ekskluzive e lidershipit të djahtë. Kam këmbëngul gjithmonë që të respektohet vendimi i atyre që kanë tagër. Nëse lidershipi i PD-së do ta orientojë te protestat, unë e mbështes. Jam personalisht i bindur se duhet një lëvizje mbarë popullore që të largojë dhunën dhe mekanizmat e dhunës së pushtetit bashkë me këtë pushtet'', përfundoi Nishani.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027992963790894
array(1) { ["section"]=> string(107) "nishani-ne-nje-linje-me-meten-dhe-pd-ne-sa-me-pare-zgjedhjet-e-parakohshme-te-shperndahet-parlamenti-186700" }