Nishani ngushëllon krerët e Gjermanisë dhe Spanjës për viktimat e aksidentit ajror

Publikuar tek: aktualitet, më 17:19 25-03-2015 Nishani ngushëllon krerët e Gjermanisë dhe Spanjës për viktimat e aksidentit ajror

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka shprehur ngushëllimet e tij dy vendeve më të prekura nga tragjedia e aksidentit ajror të djeshëm në alpet e Francës, Mbretit të Spanjës dhe presidentit të Gjermanisë.

“Të pafjalë të përshkruajmë tronditjen nga kjo tragjedi, ju siguroj se në këto momente të vështira për familjarët e viktimave dhe kombet tuaja, jemi me ju dhe lutemi që viktimat të prehen në paqe!”, shpreh ngushëllimin në emër të gjithë popullit shqiptar Nishani.

Në aksidentin ajror të "Germanwings" humbën jetën 150 persona ndërmjet tyre 67 pasagjerë gjermanë dhe 45 spanjollë. Avioni Boeing A320 dyshohet se pësoi defekt teknik, çka shkaktoi rrëzimin në Alpet franceze.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria nënshkruan konventën kundër trafikimit të organeve
Spartak Braho: Raporti mjekësor për Doshin, i falsifikuar »
Article Logic
Execution time: 0.0121009349823
array(1) { ["section"]=> string(87) "nishani-ngushellon-kreret-e-gjermanise-dhe-spanjes-per-viktimat-e-aksidentit-ajror-6940" }