Nishani takim me shkrimtarë e përkthyes: Bota e letrave shqipe mban të bashkuar kombin dhe kulturën tonë

Publikuar tek: politike, më 21:56 25-11-2016 Nishani takim me shkrimtarë e përkthyes: Bota e letrave shqipe mban të bashkuar kombin dhe kulturën tonë

“Botimet e çdo zhanri në përgjithësi, por libri i mirëfilltë letrar në veçanti. janë investimi i madh për të mbajtur gjallë e pasuruar edhe më shumë gjuhën shqipe, ndër më të lashtat e më vitalet e njerëzimit”, iu drejtua sot Presidenti Bujar Nishani, shkrimtarëve, botuesve dhe përkthyesve.

Gjatë një takimi në presidencë ku merrnin pjesë studiues e akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora si dhe nga trevat shqiptare e vende të ndryshme të botës, Nishani vlerësoi punën e tyre, veçanërisht për edukimin e brezit të ri.

Ai e konsideroi këtë si një investim të madh për ruajtjen dhe pasurimin e fondit të trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar duke u kërkuar që ta promovojmë më tej këtë kontribut të vyer.

“Bota e letrave shqipe është ajo pjesë e qenësishme e atyre fijeve të fuqishme që mbajnë të   lidhur e të bashkuar kombin tonë, kulturën tonë, që ushqejnë fuqimisht dhe vazhdimisht konstelacionin shpirtëror të popullit shqiptar”, theksoi Kreu i Shtetit.

Nishani tha se “shpirti dhe identiteti i kombit shqiptar është formuar dhe ka mbijetuar në shtjellën mijëvjeçare. Në gjithë këtë shtjellë besoj se nuk do gaboja po të pohoj se procesi ynë i demokratizimit dhe integrimit në familjen evropiane është njëkohësisht një proces i rizgjimit dhe konsolidimit të identitetit tonë kombëtar si një popull evropian, dhe kjo pa diskutim është edhe meritë e juaj”.

“Dëshiroj që ju ta vazhdoni rrugëtimin e gjatë me më tepër prodhimtari, më me dinamizëm, me artikulim në përballjen e sfidave, për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur qytetarët shqiptarë, shoqërinë tonë, kulturën dhe maturimin e mbarë kombit shqiptar. Beteja mes optimizmit dhe pesimizmit ka nevojë për frymëzim, dhe ju siguroj se ju do të keni keni në krah gjithë shoqërinë e emancipuar, të etur për të pasuruar dijet, në mënyrë që vlerat tuaja t’i ndani me të gjithë shoqërinë shqiptare!” – vuri në dukje Kreu i Shtetit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025519847869873
array(1) { ["section"]=> string(109) "nishani-takim-me-shkrimtare-e-perkthyes-bota-e-letrave-shqipe-mban-te-bashkuar-kombin-dhe-kulturen-tone-60711" }