Nishani takon kreun e ONM-së: Të shmangen tentativat për politizimin e procesit të Reformës në Drejtësi

Publikuar tek: aktualitet, më 14:22 02-03-2017 Nishani takon kreun e ONM-së: Të shmangen tentativat për politizimin e procesit të Reformës në Drejtësi

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz-Calavera.

Nishani falënderoi Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, përfshirë në reformën aq jetike për vendin, atë të drejtësisë.

Duke çmuar punën e madhe që është bërë deri tani në këtë drejtim, Nishani evidentoi se dy elementët që kanë qenë dhe mbeten thelbësorë për suksesin e reformës në drejtësi janë konsensusi dhe besueshmëria. Ai inkurajoi Calaveran, dhe nëpërmjet saj institucionet e Bashkimit Evropian, që të nxisin më tej procesin në këtë trajektore, me qëllim rritjen e besimit ndërmjet palëve dhe tek qytetarët shqiptarë.

Kreu i Shtetit gjithashtu theksoi se ftesa e drejtuar ndaj partnerëve ndërkombëtarë për të ndihmuar në realizimin e reformës në drejtësi ka qenë shumë e sinqertë, ndaj përfshirja e tyre edhe në Kushtetutën e vendit, edhe pse përbën një rast unik, është gjykuar si thelbësore për zbatimin efikas të reformës.

Në këtë kontekst, Presidenti informoi se në cilësinë e Kreut të Shtetit ka kërkuar zbatimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit nga të gjitha palët përfshirë dhe partnerët ndërkombëtarë, siç janë miratuar konsensualisht në Kuvendin e Shqipërisë dhe dekretuar nga Presidenti i Republikës, duke besuar në suksesin e këtij procesi të pakthim.

Në fund të takimit, Presidenti Nishani vuri në dukje edhe domosdoshmërinë e shmangies së çdo tentative për politizimin e procesit, duke inkurajuar transparencën, paanshmërinë dhe kushtetutshmërinë e tij në çdo etapë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutimi i Elton Çiçës, zbardhet dëshmia e Renato Milloshit: Bleva makinën që u përdor në vrasje, u frikësova kur pashë mjetin në lajme
Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm: Për viza turistike nuk duhet garancia nga sponsori »
Article Logic
Execution time: 0.01062798500061
array(1) { ["section"]=> string(108) "nishani-takon-kreun-e-onm-se-te-shmangen-tentativat-per-politizimin-e-procesit-te-reformes-ne-drejtesi-70510" }