Bujar Nishani ka thyer kufijtë duke u bërë i pari president që shkon në Mekë dhe falet.
Shqipëria është shtet laik, ndërsa Nishani është bërë i pari president që pas Ramiz Alisë, Sali Berishës, Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut dhe Bamir Topit ka shkuar në Mekë duke u falur.
A duhet ta bënte diçka të tillë presidenti, dukeqenëse Shqipëria është dhe një shtet laik dhe Nishani është kreu i shtetit? Kjo çështje lë vend për diskutim.
Megjithatë, kreu i shtetit i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij, gjendet në Arabinë Saudite prej dy ditësh në një vizitë në vendin e shenjtë të muslimanëve në Mekë dhe Medine, shkruan newsbomb.al.
Nishani e bën këtë vizitë private bashkë me bashkëshorten e tij, e cila në njihet si një besimtare e devotshme. Gjatë vizitës në Mekë dhe Medine, Nishani ka vizituar Xhaminë e Shenjtë të profetit Muhamed dhe ka kryer ritualin e Umras në Mekë.