Nisin homazhet në nderim të Azem Hajdarit, me deputetët socialistë dhe të opozitës së re në krah Rudina puth varrin e të atit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:22 12-09-2019 Nisin homazhet në nderim të Azem Hajdarit, me deputetët socialistë dhe të opozitës së re në krah Rudina puth varrin e të atit

Sapo kanë nisur homazhet në nderim të heroit të demokracisë Azem Hajdari.

Vihet re se pjesëmarrës në këto homazhe është e bija e tij, deputetja Rudina Hajdari.

Ajo është shoqëruar nga deputetët e opozitës së re, mirëpo nuk kanë munguar as deputetët socialistë si Mimi Kodheli apo Vasilika Hysi.

Në një moment, Hajdari është përulur përpara varrit të të atit dhe e ka puthur atë.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhet tek memoriali. Po ashtu në orën 10:00 selia blu ka paralajmëruar homazhet tek memoriali i liderit të dhjetorit.

69830044_396392077924740_6886990693475024896_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071890354156494
array(1) { ["section"]=> string(131) "nisin-homazhet-ne-nderim-te-azem-hajdarit-me-deputetet-socialiste-dhe-te-opozites-se-re-ne-krah-rudina-puth-varrin-e-te-atit-178167" }