Nisin homazhet për kolosin e muzikës shqiptare Avni Mula

Publikuar tek: kulture-art, më 12:29 30-10-2020 Nisin homazhet për kolosin e muzikës shqiptare Avni Mula

Happen dyert për homazhe në Universitetin e Arteve për kompozitorin e madh shqiptar Avni Mula.

Dy vajzat e tij Inva dhe Adelina kaë marrë ngushëllimet nga personalitete të shumta nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa në sallën e Arteve jehojnë disa prej këngëve më ikonike të kompozuara prej tij.

Pak minuta më parë, ka mbërritur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha: Avni Mula la jo vetëm një krijimtarinë, por edhe një trashëgimi, sopranon e madhe Inva Mula

sgweh4h34h.jpg

“Erdha të shpreh nderimin tim më të madh, mirënjohjen time më të thellë, para një kolosi të muzikës shqiptare, Avni Mula. Ai le një krijimtari në të cilën ai do të jetojë gjithmonë, por lë edhe një trashëgimi të madhe, një divë të vërtetë të operas, Inva Mulën. Edhe njëherë nderim për veprën e pavdekshme të këtij kollosi”, u shpreh Berisha.

Basha: Ditë zie për artin shqiptar

sdfgdfhdfhdfh.jpg

“Dita e sotme është një ditë dhimbjeje e madhe por edhe një ditë krenarie. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta Inves familjes. Kjo e sotmja është një ditë zie për artin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që janë rritur, e ushqyer me artin e tij. Por, është krenari që familja jonë e madhe pati në gjirin e saj një njeri kaq të madh. Kjo ikje i përket atyre rasteve kur shoqërohet me muzikën e tij! T’i lutemi Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe e të kujtohet gjithmonë si një qytetar i madh”, tha Basha.

sdfgswghh3eh.jpg

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti dhe ajo e Kozovës Vlora Dumoshi kanë mbërritur pak më parë.

“Baritoni dhe kompozitori i njohur Avni Mula do të vlerësohet dhe nderohet për krijimtarinë e tij që me dekada me radhë ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme”, tha ministrja e Kulturës së Kosovës, Dumoshi.

dfgerh4h34h.jpg

Ceremonia e lamtumirës po zhvillohet në respektim të protokollit të sigurisë anti-covid, ndërsa personalitete të shumta jo vetëm nga muzika, por edhe politika, kanë lënë shënimet e tyre në librin e vendosur në hyrje të sallës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PROFIL/ Kush ishte AVNI MULA, GJIGANTI I MUZIKËS SHQIPTARE që fluturoi në VALSIN E PËRJETËSISË
»
Article Logic
Execution time: 0.0096530914306641
array(1) { ["section"]=> string(63) "nisin-homazhet-per-kolosin-e-muzikes-shqiptare-avni-mula-225774" }