tën e sotme kolegë dhe të njohur kanë bërë homazhet në nder të komisarit Artan Cuku, i cili u vra ditën e djeshme pranë pallatit të tij nga 2 persona ende të paidentifikuar nga policia.
Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 13:00 pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku të pranishëm janë shumë kolegë të ish-drejtorit Cuku dhe figura politike shqiptare si Basha, Noka dhe Alibeja. Artan Cuku është qëlluar me 5 herë në hyrje të pallatit, 4 plumba i kanë rënë në gjoks dhe një në kokë. Kjo ngjarje tragjike solli vdekjen e menjëhershme të tij.