Zhvillohet sot (22 prill 2015) ceremonia e fillimit të punimeve për ngritjen e Qendrës së Rehabilitimit të Fëmijëve të Ushtarakëve me probeme në spektrin autik.
Ngritja e kësaj qendre që u vjen në ndihmë fëmijëve të prekur nga autizmi është iniciativë e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Përveç ministres së Mbrojtjes pjesë e kësaj ceremonie që do të zhvillohet në ambientet e Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Komandës Mbështetëse (Vaqar) në orën 13:00, do të jenë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, si dhe pjesëmarrës nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHPFA.