Nisin punimet për TAP, Rama: Mbi 500 vende pune në fazën e parë, 160 mln euro rritje për PBB

Publikuar tek: ekonomi, më 13:51 03-07-2015 Nisin punimet për TAP, Rama: Mbi 500 vende pune në fazën e parë, 160 mln euro rritje për PBB

Është zhvilluar sot në Çorovodë ceremonia e nisjes së punimeve të Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP). Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se në fazën e parë të punimeve që do të zgjatë 5 vite, do të shtrihet infrastuktura lidhëse e gazsjellësit.

Në këtë fazë, tha Rama, do të ndërtohen shumë rrugë të reja nga të cilat do të përfitojnë Korça, Berati dhe Fieri, do të rikonstruktohen 44 ura dhe do të ndërtohen 3 ura të reja.

Rama tha se gjatë kësaj faze do të hapen mbi 500 vende të reja pune ndërkohë që mijëra vende të reja pune do të jenë indirekt në lidhje me këkë projekt.

Tubi kryesor i gazsjellësit do të shtrihet përgjatë 211 kilometrave në tokën shqiptare.

Rama tha se në 3 vitet e ardhshme Prodhimi i Brendshëm Bruto do të rritet me 160 milionë euro në vit, ndërsa ekonomia e vendit në 20 vitet në vijim do të përfitojë 1 miliard euro, përfitime të cilat nuk përfshijnë ekefket zinxhir për dhjetra kontraktorë vendas dhe të huaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024708032608032
array(1) { ["section"]=> string(95) "nisin-punimet-per-tap-rama-mbi-500-vende-pune-ne-fazen-e-pare-160-mln-euro-rritje-per-pbb-15263" }