Nisin pushimet në bregdetet shqiptare. Cilat janë zonat me më shumë fluks?

Publikuar tek: ekonomi, më 14:30 22-06-2016 Nisin pushimet në bregdetet shqiptare. Cilat janë zonat me më shumë fluks?

 

Temperaturat e larta kanë shtyrë turistët të nisin pushimet që tani. Janë kosovarët ata të cilët kanë nisur të kalojnë ditët në bregdetet  shqiptare , por jo vetëm.  

 

Fluksi është konstatuar që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në pikën e kalimit kufitar të Morinit dhe në Rrugën e Kombit  ku automjete dhe autobuza me pushues kosovarë i janë drejtuar bregdetit. Po ashtu fluksi ka vazhduar edhe gjatë ditëve të javës.

 Atraksioni i qyteteve si Durrësi, Saranda, Lezha, Tirana janë pjesë e guidave dhe organizime masive të qytetarëve kosovare. Fundjava katërfishon numrin e udhëtarëve krahasuar me ditët e zakonshme. Gjatë muajve qershor, korrik e gusht të vitit të kaluar mes Shqipërisë e Kosovës  u shënohen më shumë se 2.7 milionë hyrje-dalje të personave. 

Numri i pushuesve ditët në vijim pritet të jetë shumë intensiv.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024219036102295
array(1) { ["section"]=> string(78) "nisin-pushimet-ne-bregdetet-shqiptare-cilat-jane-zonat-me-me-shume-fluks-44270" }